2.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Shtohen brengat për Alonson, lëndohet edhe një futbollist madrilen

Ylli 18 vjeçar i Real Madridit, Franko Mastantuono ka pësuar lëndim dhe nuk do të paraqitet kundër skuadrës angleze Liverpull ditën e marte në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Sipas mediumeve spanjolle, argjentinasi ka dhimbje pubike (Pubalgia) dhe koha e rikuperimit të tij është ende e panjohur.

Mastantuono i shtohet listës së mungesave te Reali pas kapitenit Dani Karvahall dhe qendërmbrojtësit Antonio Rudiger.

Argjentinasi u transferua te Real Madrid nga klubi River Plate për një shifër prej 45 milionë eurove, dhe deri tani nuk ka arritur pritshmëritë e tifozëve madrilen.

Franko Mastantuono ka 9 paraqitje per Realit dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol nga të gjitha paraqitjet.

Të ngjajshme

Të fundit