14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Kovaçevski do ta shkarkoj Spasovskin

Kovaçevski do ta shkarkoj Spasovskin

0
240

Kryeministri do të shkarkоjë drejtorin e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Marjan Spasovskin. Arsyet nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me arratisjen e të dënuarit Bekim Memeti nga burgu i Idrizovës. Kovaçevski tha se procedura për ndryshimin e Spasovskit ka filluar.

“Sinqerisht nuk jam i kënaqur me punën e drejtorit për Zbatimin e Sanksioneve dhe kam filluar procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri. Nuk do të jetë nesër në seancë, por do të jetë në njërën nga seancat e ardhshme sepse procesi i përzgjedhjes ka filluar dhe merr kohë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja sot shpalosi emrat e dy policëve të cilët sipas tyre janë të përfshirë në arratisjen e Bekim Memetit nga burgu i Idrizovës. Sipas opozitës maqedonase, arratisjen e ka organizuar siç thonë ata koalicioni i krimit BDI-LSDM.