5.8 C
Skopje
E diel, 8 Mars, 2026

Rama: Bonuset për pensionistët do të shpërndahen në kohë, para festave të fundvitit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në njësinë 5 në Tiranë, ku po flet për buxhetin e qytetarëve në vitin 2026.

Rama u ndal te pensionistët, duke thënë se bonusi do të shpërndahet përpara festave të fundvitit. Ai theksoi se shpërndarja do të nisë në kohën që është përcaktuar, në mënyrë që në Vitin e Ri bonusi të jetë marrë nga pensionistët.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se të gjitha premtimet që janë përmendur përpara zgjedhjeve të 11 majit do të mbahen.

“Besim i jashtëzakonshëm që morëm, që u përkthye në 83 mandate. Ka krijuar një ndjenjë më të fortë detyrimi për të qenë sa më pranë njerëzve dhe për të bërë gjithçka që është e mundur që shqetësimet të dëgjohen siç duhet dhe pastaj të përdorim gjithçka që ne kemi në dispozicion. Më vjen shumë mirë që nga projekti i vitit 2026, referuar buxhetit të shtetit, kemi reflektuar disa nga zotimet kyçe që kemi marrë nga qytetarët gjatë periudhës para zgjedhjeve. Shumëkush i ka quajtur premtime për të marrë votën, si fjalë për të kaluar radhën, dhe shumë kanë menduar se ato gjëra u thanë sepse duheshin thënë. Por nga projekti që kemi depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një pjesë janë aty me faturën përkatëse si një angazhim për t’u mbajtur, jo vetëm me një fjalë, në një program, fjalim apo në një foltore. Në buxhetin e shtetit për katër vitet e ardhshme, është bërë një punë e madhe për të bërë një projeksion të qartë dhe për të vendosur të gjithë angazhimin tonë financiar. Pensionistët e kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, t’u them sa e vështirë është të rriten pensionet. Dëshira më e madhe ka qenë gjithmonë t’u përgjigjemi kërkesës së pensionistëve. Të gjithë pensionistët do të marrin bonusin që iu është premtuar. Do ta marrin përsëri para Vitit të Ri. Në kohën e përcaktuar do të fillojë shpërndarja që ta kenë përpara festave. E më pas, nga janari do të fillojë rritja që do ta kenë të gjithë”, ka thënë Rama./vizionplus.tv

Të ngjajshme

Të fundit