5.8 C
Skopje
E premte, 14 Nëntor, 2025

Selami: Nuk kërkuam politikë, por investime të barabarta për çdo lagje të Shkupit sot në rebalancin e buxhetit

Propozuam amandamente konkrete në rebalancin e buxhetit, që synonin financimin e aktiviteteve dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Shkupit, duke u përmbajtur në premtimin e dhënë para jush se hisen tonë në buxhet do e marim ashtu siç na takon
Nuk kërkuam asgjë politike, as poentim partiak, por Shkup të barabartë në investime, dhe jo ndarje e Shkupit në vende ku investohet dhe lagje të haruara!
Edhe pse Opozitë me punë dhe përkushtim në amandamentet tona arritëm për në buxhetin e 2026 të parashifen:
📌mbështetje finansiare për turizmin në Çarshinë e Vjetër dhe Kanjonin Matka.
📌ujë dhe rrjet për Komunën e Studeniçanit, e cila paguan taksa në ndërmarrjen e Ujësjellësit;
📌ujë dhe rrjet edhe për banorët e Nerezit të Epërm;
📌kanalizim për lagjen Gazibabës rruga Fan Noli ku ende funksionohet me jama septike;
📌park në Fushë Topanë.
📌rregullim të parkut të Sarajit.
📌mjete finansiare për shënimin e ditës së Alfabetit

E vlersojmë faktin që Kryetari i Qytetit i pranoi të gjitha këto propozime, dhe për cilat u zotua se do të jenë pjesë e buxhetit të vitit 2026.

Zëri juaj në Qytet!
Grupi i Këshilltarëve të AKI

Të ngjajshme

Të fundit