10.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

“Bravo Shqipëri, bravo Edi”, Ali Ahmeti lavdëron përparimin drejt BE-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përgëzuar Shqipërinë për arritjen e saj historike në procesin e integrimeve europiane, duke e cilësuar një sukses mbresëlënës për mbarë shqiptarët, informon POPULLI.mk

“Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi. Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në Perëndim”, ka deklaruar Ahmeti, duke vlerësuar hapjen brenda vetëm një viti të të gjithë kapitujve negociues, të grupuar në gjashtë klasterë, një rekord që, sipas tij, meriton respekt dhe admirim.

Ai theksoi se e ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, Ahmeti u bëri thirrje Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që të ndjekin shembullin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke u angazhuar seriozisht në tejkalimin e sfidave që ndodhen para procesit të integrimit europian.

“Në këto kohë dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin”, u shpreh Ahmeti.

Deklarata e tij vjen në një moment kyç për proceset integruese në rajon, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit dhe përkushtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit