13.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Deklarata e Georgievskit ngjall reagime: Kombi maqedonas rrjedh nga kombi bullgar!

Uebsajti bullgar në gjuhën maqedonase Vestimak.mk, i redaktuar nga Sofja, ka publikuar një material që po ngjall reagime në Shkup. Në videon e publikuar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski deklaron se, sipas tij, kombi maqedonas rrjedh nga kombi bullgar.

Georgievski thekson se është “një nga të paktët maqedonas” që beson se formimi i identitetit maqedonas është rezultat i një procesi të gjatë historik, i shoqëruar me konflikte dhe ndryshime të vazhdueshme. Ai mohon narrativën se identiteti maqedonas është krijuar në vitin 1945, duke u shprehur se zhvillimi i tij nisi shumë më herët dhe kaloi nëpër etapa të ndryshme.

Deklarata e tij pritet të nxisë reagime të reja në opinionin publik, duke qenë se çështja e identitetit kombëtar mbetet një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.

Video ku flet Georgievski

https://www.facebook.com/watch/?v=4329980063991162

Burimi / Koha.mk

Të ngjajshme

Të fundit