2.8 C
Skopje
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

MALLI PËR NANËN

MALLI PËR NANËN

Mora t’shkruj si asnjëherë,
për ty nanë që frym nuk merr.
Tu i shkrujt vargjet m’pikoj loti,
nanë për ty pastë rahmet Zoti.

Sa shumë nanë për mua u lute,
shkove tash zemrën ma kpute.
E sa v’shtirë unë pe bëj ball,
inshAllah ma ke bë hallall.

Lotët e mi në këtë jetë,
t’u bëfshin lum në Xhenet.
Çast i ndarjes s’është ky,
djali yt lutet për ty.

Më kujtohet kur m’ke thanë:
“Pa haxh nanën mos me lanë,
kurdo Zoti t’jep mundësi,
haxhin nanës me ia kry.”

T’ishe kanë moj gjallë hala,
tavafin na bashkë me ba.
Safa-Merva unë dhe ti,
t’kisha mbajt në kraht e mi.

Mine edhe Arafat t’bëjshim
lutje natë për natë:
“Zoti Madh me na taku,
në Xhenet bashkë me jetu.”

Të ngjajshme

Të fundit