0.8 C
Skopje
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Real Madrid, skuadra me numrin më të madh të fanellave të shitura

Agjencia e njohur e marketingut “Euromericas Sport” ka bërë një renditje të dhjetë klubeve që shitën më shumë fanella në vitin 2025.

Vlen të përmendet se skuadra amerikane Inter Miami është në 5 më të mirët. Edhe pse futbolli në Shtetet e Bashkuara nuk është sporti më i shikuar, mbërritja e Lionel Messit në Florida në vitin 2023 ka rritur ndjeshëm interesin për ekipin e David Beckham, transmeton GazetaBlic Sport.

Renditjen e “mbyll” skuadra e Cristiano Ronaldos – Al Nassr. Në vendin e parë për sa i përket fanellave më të shitura është Real Madridi, i ndjekur nga rivali i tyre i madh katalanas, Barcelona. I treti është kampioni aktual evropian i klubeve, PSG, dhe pak mbi Inter Miami është gjiganti gjerman Bayern Munich.

Renditja e plotë:

Real Madrid – 3,133,000

Barcelona – 2,940,000

Paris Saint-Germain – 2,546,000

Bayern Munich – 2,377,000

Inter Miami – 2,166,000

Boca Juniors – 1,933,000

Manchester United – 1,855,000

Flamengo – 1,677,000

Chelsea – 1,422,000

Al-Nassr – 1,281,000

Të ngjajshme

Të fundit