15.8 C
Skopje
E martë, 10 Mars, 2026

Policia e Tetovës arre’ston 25-vjeçarin në Vollkovë me veturë të vjedhur “Audi”

Të enjten mbrëma në fshatin Vollkovi të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.S. (25) nga fshati Vollkovi.

Tek ai është gjetur automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, në pronësi të I.J. (49) nga fshati Bërvenicë e Tetovës, për të cilën më parë ishte raportuar se ishte vjedhur.

Automjeti do t’i kthehet pronarit, ndërsa G.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresa adekuate.

Të ngjajshme

Të fundit