5.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Kriza te FC Shkupi s’ka fund, vetëm 1 pikë pas 16 javësh!

Në ndeshjen e fundit të pjesës së parë të sezonit 2025/26, KF Shkupi humbi kundër Akademisë Brera në Strugë. KF Shkupi u rendit e fundit në pjesën e parë të kampionatit, transmeton Portalb.mk.

KF Shkupi këtë ndeshje e humbi me rezultat 3-1, ndërsa Erion Shuku e shënoi golin e vetëm për ekipin nga Shkupi. Ky ekip po e përmbyll pjesën e parë të kampionatit me vetëm një pik, ndërsa Akademia Brera ka grumbulluar 19 pikë duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Në të njëjtëjn kohë, Sileksi si mysafir arriti të fiton kundër Rabotniçkit me rezultat bindës 0-3.

Nesër në Gostivar pritet të luhet ndeshja e fundit e javës së XVI-të. Në këtë ndeshje Arsimi do të përballet me Pelisterin.

Ndryshe, Vardari pas shume viteve u kthye në krye të tabelës duke u pozicionuar vetëm një pikë më shumë se Struga Trim&Lum. E treta u rendit Shkëndija me pesë pikë më pak se Struga, gjegjësisht 36 pikë. Në pozitën e pesë u rendit Bashkimi me 22 pikë, e ndjekur nga Arsimi me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me vetëm një pik.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari.

Të ngjajshme

Të fundit