0.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

Për 24 orë në Kosovë, mbi 2000 gjoba dhe dhjetëra aksi’dente në trafik!

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë lëshuar 2013 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut në 24 orët e fundit.

Gjithashtu Policia njoftoi se ka regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia njoftoi se kishte arrestuar 23 persona dhe kishte dërguar në mbajtje 12 të tjerë.

Të ngjajshme

Të fundit