1.8 C
Skopje
E premte, 19 Dhjetor, 2025

”Volkswagen” mbyll një fabrikë prodhimi për herë të parë në historinë e saj 88-vjeçare

Gjiganti gjerman i automjeteve ”Volkswagen” do të mbyllë një fabrikë prodhimi në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 88-vjeçare.

“Volkswagen” ra dakord me këshillin e punës dhe sindikatën në vitin 2024 për të pushuar nga puna 35 000 persona dhe për të zvogëluar kapacitetin në Gjermani në përgjigje të konkurrencës nga prodhuesit kinezë, rënies së kërkesës në tregun evropian dhe miratimit më të ngadaltë se sa pritej të automjeteve elektrike.

Si pjesë e marrëveshjes, prodhimi i automjeteve të ”Volkswagen” në Dresden, kryeqytetin e shtetit lindor gjerman të Saksonisë, do të ndërpritet deri në fund të këtij viti.

Të ngjajshme

Të fundit