Real Madridi bëri pak për të lehtësuar presionin mbi trajnerin Xabi Alonso të mërkurën në mbrëmje, me një fitore jo bindëse me rezultat 3-2 ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Talavera de La Reina, e cila renditet 15 vende më poshtë se ekipi rezervë i klubit, Castilla.
Ndërkohë, gjithnjë e më shumë klube po bëjnë të ditur se Alonso do të ketë alternativa nëse në një moment vendos të largohet nga Real Madridi.
Aktualisht besohet se pozicioni i tij është në rrezik dhe ai mund të shkarkohet nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të mposhtin Sevillan këtë fundjavë.
Raporte të tjera sugjerojnë se ai do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit deri në Superkupën e Spanjës, moment në të cilin drejtuesit e klubit do të rishqyrtojnë situatën e tij.
Trajneri bask ishte shumë i kërkuar gjatë kohës së tij te Bayer Leverkusen dhe, pavarësisht vështirësive në ‘Santiago Bernabeu’, duket se reputacioni i tij nuk ka pësuar rënie të ndjeshme.
Një nga klubet që ende e vlerëson shumë është Manchester City.
