-1.2 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Djali i një dëshmori reagon ndaj Kongresit të BDI-së: Themeluesit u përjashtuan nga Kryesia

Rragim nga djali i një dëshmori i cili dëahiron të ngelet anonim

Në kryesinë e ngushtë, ashtu si edhe në Kryesinë Qendrore të BDI-së, sot nuk u zgjodh asnjë nga themeluesit e partisë. Një vendim që në shikim të parë mund të tingëllojë pozitiv për opinionin publik, por që brenda vetë partisë hap dilema serioze për drejtimin e saj të ardhshëm.
“Themeluesit” dhe figurat e vjetra janë ata që për më shumë se 22 vite pushtet ndërtuan, mbajtën dhe konsoliduan BDI-në. Largimi i tyre nga strukturat drejtuese ngjall krahasime me modelin e ndjekur nga Sali Berisha në Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku largimi i themeluesve u pasua nga vite të gjata në opozitë dhe mungesë stabiliteti politik.

Historia politike tregon se partitë nuk mbijetojnë vetëm me fytyra të reja, por me kujtesë politike, përvojë institucionale dhe besnikëri ndaj themeleve mbi të cilat janë ndërtuar.

Në këtë kontekst, Kongresi i sotëm i BDI-së po cilësohet nga njohësit e zhvillimeve politike si një “kongres me hatër” – pak për ambasadat, pak për VMRO-DPMNE-në dhe pak për votuesit që kurrë nuk e kanë mbështetur BDI-në.
Kur vendimet merren pa bazën që e ka ndërtuar partinë, fitoret nuk afrohen. Përkundrazi, ato duken gjithnjë e më larg.

Të ngjajshme

Të fundit