0.8 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Analistët ndryshimet në organet partiake të BDI-së i cilësojnë si kozmetike dhe jo rrënjësore

Një pjesë e analistëve i cilëson si ndryshimet në organet partiake të BDI-së i cilëson si kozmetike dhe jo rrënjësore. Ndërkaq sa iu përket rezolutave të miratuara, Florian Nesimi vlerëson se një parti që ka qenë gjatë në Qeveri është e pakuptimtë tani të kërkojë rinegociim të Marrëveshjes së Ohrit përmes përfshirjes së badenterit në Kushtetuese apo për zgjedhjen e qeverisë.

“Mendoj se një parti e cila ka ndejt kaq gjatë në pushtet nuk mund të reformohet por të transformohet që nënkupton ndryshim i gjitha emrave strukturave madje edhe logos dhe emrit, sepse kështu siç është BDI është peng i së kaluarës së saj korruptive dhe nëse ngel kështu në të ardhmen do futet në një fazë të vdekjes politike. E dimë që BDI në të shkuarën kërkoi formim të qeverisë fituesi me fituesin e tani BDI tërhiqet nga ky parim, dhe zgjedhjen me shumicë të badenterit nuk e dimë a e kanë menduar mirë, sepse duhet të votojnë edhe turqit edhe serbët dhe paramendojeni nëse do kenë dy parti shqiptare numër të barabartë të deputetëve, do duhet të vendosin turqit dhe serbët se cila parti do formoj qeverinë”, tha Florian Nesimi. Analist politik.

Ndërkaq profesori Xhelal Zejneli thotë se ndryshimet ishin pozitive. Ai madje thotë se kërkesa për rinegociim të Marrvëshjes së Ohrit, bëhet shkaku se pala maqedonase gjithnjë ka tentuar të minimizoj këtë Marrëveshje.

“Është e vërtetë se kreu i BDI-së e ceku formimin e Qeverisë dhe gjykatës sipas parimit të Badenterit, pra votimit të dyfishtë në shkallë qendrore dhe ska asnjë dyshim se Qeveria duhet të formohet sipas këtij parimi, si dhe Gjykata Kushtetuese duhet të punoj sipas këtij parimi, sepse ky është parimi i ndërkombëtarëve nuk është parimi i shqiptarëve dhe duhet të respektohet sepse M.O. është dokument që garantohet prej amerikanëve, Bashkimit Evropian, madje Badenteri ka qenë është jurist i madh Francës dhe duhet respektuar. E tani a është respektuar deri tani? A është jetësuar MO, unë mendoj se MO është implementuar por edhe është shtrembëruar. Ka pasur tendenca për ta shtrembëruar për ta interpretuar një anshëm, siç u pëlqente maqedonasve e sidomos VMRO-së”, tha Xhelal Zejneli. Analist politik.

Një ditë më parë kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se kërkon ndryshime në funksionimin e institucioneve shtetërore me qëllim që të garantohet barazia e plotë. Ai propozon që qeveria në të ardhmen të zgjidhet me badenter, ndërsa Gjykata Kushtetuese për ligjet e miratuara me badenter të marr vendime vetëm me badenter./Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit