2.8 C
Skopje
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 30 metra në rrugën Shkup-Tetovë

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Për shkak të dendësisë së mjegullave, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në rrugën Straçin – Kratovë, nga 30 në 50 metra në rrugën Shkup – Tetovë, nga 50 në 100 metra në rrugët Veles – Shkup, Shkup – Veles dhe Kumanovë – Shkup”, LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Të ngjajshme

Të fundit