Maqedonia sot është një vend që po zhvillohet, një shtëpi ku ka vend për të gjithë njerëzit, ata që janë këtu, por edhe ata që kanë ikur jashtë. Na nevojitet çdo maqedonas që dëshiron të kontribuojë për atdheun. Na nevojitet secili që ka mësuar diçka jashtë dhe është i gatshëm ta investojë atë në vendin e vet. Na nevojitet çdo person që beson se kjo tokë mund dhe duhet të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Përmes shembullit tuaj, sot dërgojmë një mesazh për rikthim drejt të gjithë njerëzve tanë nga Maqedonia që janë përhapur nëpër botë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në forumit për rikthimin e qytetarëve që po mbahet në Qeveri.
Flas, tha Mickoski, para njerëzve që kanë një rëndësi të veçantë në shoqëri, që e njohin atdheun, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, njerëz që ikën jo sepse donin të largoheshin, por sepse jeta, koha dhe rrethanat i detyruan të kërkojnë kushte më të mira, siguri dhe perspektivë. Dhe, më e rëndësishmja, janë njerëz që u kthyen dhe këtu filluan një histori të re suksesi, theksoi kryeministri.
“Rikthimi juaj nuk është simbolik, por thelbësor. Është mesazh se Maqedonia nuk është harruar, se rrënjët nuk janë këputur, se dashuria për shtëpinë nuk zhduket pavarësisht viteve dhe largësisë. Dua të them qartë dhe sinqerisht, nuk mund të zemërohemi me ata që ikën, i kuptojmë. E kuptojmë vështirësinë e tyre, luftën dhe vendimet e vështira. Shumë ikën sepse nuk kishin zgjidhje. Por, sa larg të shkojë njeriu, zemra gjithmonë tërhiqet prapa, sepse, siç thotë urtësia e popullit tonë, guri i rënd peshon në vendin e vet”, theksoi Mickoski.
Ai vlerëson sado që të suksesshëm të jenë maqedonasit në botë dhe kudo që të jenë, ata gjithmonë do të jenë të huaj.
“Vetëm në shtëpi je vetvetja, vetëm në shtëpi emri yt, puna jote dhe historia jote kanë rrënjë të thella dhe vlerë të qëndrueshme. Ju që jeni këtu sot jeni dëshmi e gjallë për këtë. Keni treguar se njohuritë dhe përvoja e fituar jashtë nuk humbasin kur kthehesh, por marrin kuptim dhe bëhen themeli për biznese të reja, vende pune, ide dhe energji të re në ekonominë tonë. Sot Maqedonia nuk është vend që qëndron në vend. Maqedonia po ndryshon dhe po zhvillohet. Ekonomia rritet, investohet në industri, energjetikë dhe infrastrukturë. Ndërtohen rrugë, fabrika dhe kapacitete që sjellin vlerë të shtuar. Hapet hapësirë për sipërmarrësi, për inovacione për të rinjtë dhe për ata që duan të investojnë dhe të krijojnë shtëpi”, theksoi kryeministri Mickoski.
