8.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Xabi Alonso nuk donte që Luka Modric të largohej nga Real Madridi

Luka Modric donte ta përfundonte karrierën e tij te Real Madridi dhe e kishte pranuar një ulje page, raporton El Mundo.

Trajneri i “Mbretërve”, Xabi Alonso, donte që kroati me përvojë të qëndronte, por e dinte se nuk ishte vendimi i tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Menaxhmenti i Real Madridit donte t’i hapte rrugën Aurélien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde dhe Arda Guler në mesfushë.

Disa zëra brenda klubit argumentojnë se ndikimi i Luka Modricit brenda dhe jashtë fushës është i nevojshëm në dhomën e zhveshjes së Real Madridit për momentin

Të ngjajshme

Të fundit