Qeveria ka bërë sot ndryshime të rëndësishme në përbërjen e saj, duke emëruar dy figura të reja në pozita kyçe ekzekutive, shkruan POPULLI.mk
Bekim Sali është emëruar zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane. Ai merr këtë post pas shkarkimit të Orhan Murtezanit, i cili sot është liruar nga detyra e ministrit.
Ndërkohë, Muamet Hoxha ka marrë mandatin si ministër i Ekologjisë, duke zëvendësuar Izet Mexhitin, i cili u largua nga posti ministror pas zgjedhjes së tij si kryetar i Komunës së Çairit.
Me këto ndryshime, Qeveria synon të sigurojë vazhdimësi institucionale dhe funksionim efikas të dikastereve, veçanërisht në fushat që lidhen me integrimin evropian dhe mbrojtjen e mjedisit. / © POPULLI.mk
