5.8 C
Skopje
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpresë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Nga selia e Sinodit të Shenjtë të kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku takoi edhe kryepeshkopin Joan, kreu i PD-së, uroi shqiptarët që ta festojnë këtë Krishtlindje me besim e shpresë.

“Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti”, u shpreh Berisha pvr mediet pas takimit me kryepeshkopin Joan.

“Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm. Gëzuar!”, tha Berisha.

Të ngjajshme

Të fundit