Presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke deklaruar se, “pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë atë që ka më shumë rëndësi: unitetin e Ukrainës.
Zelensky gjithashtu uroi vdekjen e Putinit, pa e përmendur në mënyrë të qartë presidentin rus, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët të ukrainasve”.
“Po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë jemi në shtëpi sonte. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë ende një shtëpi. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë i ndërsjellë dhe uniteti ynë”, theksoi Zelensky.
“Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe bëjmë një dëshirë, për të gjithë ne. ‘Le të vdesë’, mund të mendojë secili prej nesh. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën”. shtoi ai.
