5.8 C
Skopje
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Mickoski: Heqjen e “balancerit” e kërkoi BDI, duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve!

Kryeministri, Hristijan Mickoski, gjatë një seancës për pyjetje deputetësh në Kuvend deklaroi se qytetarët shqiptarë duhet të dinë të vërtetën mbi veprimet e qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së.

Sipas Mickoskit, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ekipi i tij kanë kërkuar në të kaluarën heqjen e “balancerit”, një mekanizëm që garanton përfaqësimin e drejtë në institucionet shtetërore.

“BDI duhet të kërkojë falje qytetarëve shqiptarë për këtë veprim,” tha ai, transmeton zyrtare.net

Ai shtoi se Ligji për përfaqësim të drejtë, i hartuar nga qeveria aktuale, ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, ndërsa zbatimi i tij ndjek rekomandimet e metodologjisë së integrimit në Bashkimin Evropian.

Mickoski theksoi se është e rëndësishme që opinionit publik t’i shpjegohet çdo veprim i kaluar politik që mund të ketë pasur ndikim në barazinë ndër-etnike dhe përfaqësimin në institucione./ZYRTARE.net

Të ngjajshme

Të fundit