Pasi hodhi votën e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u deklarua për media, duke shprehur shpresën për një proces zgjedhor demokratik dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetare.
“Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv
Ajo shtoi se është e bindur se partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të siguruar stabilitet institucional në vend.
“Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani. /Klankosova.tv
