Kuvendi sot duhet ta shqyrtojë propozimin e plotësuar të Ligjit për Këshillin gjyqësor në lexim të dytë. Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është t’i mënjanojnë dobësitë e konstatuara deri më tani në kornizën e përhershme juridike dhe të sigurojnë Këshill gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.
Risi kyçe të cilat janë paraparë me ligj janë publik në procedurën për shkarkim të kryetarit të Këshillit gjyqësor, saktësim i kritereve për zgjedhje të “juristit të shquar” dhe vendosje të debatit publik gjatë zgjedhjes së kandidatëvepër anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim të transparencës dhe përgjegjësisë më të madhe.
Njëherit, është paraparë edhe përforcimi i kritereve për zgjedhje, përgjegjësi dhe shkarkim të anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjykatësve, saktësim i qartë i procedurës për përgjegjësi disiplinore të gjykatësve, por edhe të anëtarëve të këshillit gjyqësor.
Risi e konsiderueshme është edhe vendosja e obligimit Këshilli gjyqësor t’i saktësojë, inidividualizojë dhe arsyetojë vendimet për zgjedhje dhe konstatim të përgjegjësisë së gjykatësve, konstatim i afateve për ndërmarrje të veprimeve për përgjegjësi disiplinore të gjykatësve, si dhe saktësim të bazave dhe procedurave për ankesë kundër vendimit të Këshillit gjyqësor dhe vendime të shumta të tjera për avancim të tërë kornijzës juridike në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Në mbledhjen e 79-të Kuvendi në rend dite në lexim të dytë është edhe propozim ligji për plotësim të Ligjit për rrugët publike, por nuk përjashtohet të arsyetohen edhe ligje të tjera.
