2.8 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Selami: Vota për të rinjtë në PDK: Mesazh i qartë për reformë dhe ripërtëritje politike

Rezultatet ku kandidatë të rinj si Arian Tahiri dhe Përparim Gruda renditen ndër më të votuarit në listën e PDK-së përbëjnë një mesazh të qartë politik nga elektorati!
Ky orientim i votës tregon pritshmëri për reformë të brendshme, ripërtëritje programore dhe fuqizim të gjeneratës së re në vendimmarrje!
Nuk bëhet fjalë për refuzim të partisë, por për kërkesë që ajo të përshtatet me realitetet dhe sfidat aktuale të Kosovës!
Përgjegjësia tani është institucionale dhe politike: ta lexojë saktë këtë mesazh dhe ta shndërrojë në ndryshim të qëndrueshëm organizativ dhe politik!

P.S.Mesazhi është i qartë: legjitimiteti nuk trashëgohet nga figurat (Hashim Thaqi, Kadri Veseli..)por fitohet me votë.

shkroi Selami në profilin e tij në Facebook

Të ngjajshme

Të fundit