7.5 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Shtetasi i RMV, Steven Ivanovski, në mesin e vikti’mave në tragj’edinë e rëndë në Zvicër

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Steven Ivanovski është në mesin e viktimave në tragjedinë e rëndë në Krans Montana të Zvicrës. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e të riut, për të cilin familja prej ditësh kishte alarmuar se ndodhej brenda klubit ku shpërtheu zjarri dhe për të nuk kishte asnjë informacion. Ndërkohë autoritetet zvicerane vazhdojnë identifikimin e viktimave dhe të plagosurve. Thonë se procesi është tejet i vështirë dhe familjarëve u është kërkuar të japin mostra të ADN. Ndërkohë shumica e të lënduarve janë shtetas të Zvicrës, Francës e Italisë dhe 4 shtetas serb dhe një boshnjak. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit