9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Kina i kërkon Trump-it ta lirojë Maduron!

Kina i ka kërkuar SHBA-së të lirojë menjëherë Nicolas Maduron. Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar se operacioni ushtarak amerikan për të kapur presidentin e rrëzuar të Venezuelës shkeli ligjin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme e Kinës thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të lirojnë menjëherë udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij dhe të zgjidhin situatën në Venezuelë përmes dialogut dhe negociatave.

Ministria se Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë gjithashtu sigurinë personale të Maduros dhe gruas së tij, duke thënë se deportimi i tyre shkeli të drejtën dhe normat ndërkombëtare.

Në komunikatë nënvizohet se Kina gjithmonë mban komunikim dhe bashkëpunim pozitiv me qeverinë e Venezuelës.

Në fakt, disa orë para kapjes së tij, Maduro po priste një delegacion kinez në Karakas të udhëhequr nga përfaqësuesi i saj special për çështjet e Amerikës Latine, Qiu Xiaoqi.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, i ka siguruar aleatit të saj Venezuelës një litar shpëtimi ekonomik pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-të dhe aleatët e saj në vitin 2017.

Të ngjajshme

Të fundit