2.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Mexhiti: Me Zuli Demirin, do të fitojë Vrapçishti

Një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se së bashku me Bekimin dhe Arbenin kanë zhvilluar një takim me banorët e Komunës së Vrapçishtit, ku koalicioni VLEN ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri, njofton POPULLI.mk

Gjatë takimit, sipas Mexhitit, u diskutuan nevojat reale të qytetarëve, sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj komune, si dhe mundësitë për mbështetje konkrete nga ana e pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, për projekte dhe për një udhëheqje që punon dhe krijon rezultate. Kjo është e mundur vetëm me Zuli Demirin”, ka theksuar Mexhiti.

Ai shtoi se kjo garë nuk është vetëm zgjedhore, por një betejë për zhvillim, projekte të mëdha dhe përmirësim të jetës së çdo familjeje në Vrapçisht.

“Me punë të ndershme, me projekte konkrete dhe me rezultate të dukshme, Vrapçishti mund dhe duhet të ecë përpara. Me Zuli Demirin, Vrapçishti do të fitojë”, ka deklaruar Mexhiti.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 11 janar të bashkohen për të sjellë, siç u shpreh ai, ndryshimin e shumëpritur në këtë komunë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit