2.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

ISHP: Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga gripi, më së shumti fëmijët 5–14 vjeç

Gjatë javës së parë të këtij viti janë regjistruar 1,725 ​​pacientë të prekur nga gripi, që është 2.2 herë më shumë se java e kaluar, bëjnë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik. Drejtoresha Marija Andonovska deklaroi se incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët nga 5 deri në 14 vjeç. Ndërsa sa u përket qyteteve ajo tha se më shumë raste janë regjistruar në  Shkup – 716, në Tetovë 339, Kumanovë 150, Veles – 109, Shtip 60, Dibër – 50. Andonovska pret që piku të jetë në gjysmën e dytë të këtij muaji.

“Duke pasur parasysh periudhën në të cilën ndodhemi, me festa dhe tubime, kjo është diçka që pritet. Presim që kulmi të jetë në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe gjysmën e parë të shkurtit, me kthimin e fëmijëve në shkollë, presim që numri i personave që do të sëmuren me grip, ose sëmundje të ngjashme me gripin, mundet të rritet”, tha Marija Andonovska, drejtoreshë e ISHP-së.

Andonovska apeloi tek qytetarët që kanë simptoma të gripit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shkojnë në punë, kurse  fëmijët të mos dërgohen në kopshte dhe shkollë.  Këto këshilla sipas saj bëhen jo vetëm për të parandaluar transmetimin e virusit, por edhe për veten e tyre që duhet të pushojnë gjatë asaj periudhe dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Instituti i Shëndetit Publik vazhdimisht paralajmëron se ata që nuk janë të sëmurë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur, të mos qëndrojnë në zona ku ka një numër të madh njerëzish, të shmangin kontaktin me njerëzit tashmë të sëmurë dhe ata që shfaqin simptoma të kollës të mos kenë  kontakt me njerëz të tillë dhe të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë”, dekalroi Marija Andonovska, drejtoreshë e ISHP-së.

Lidhur me shtyrjen e fillimit të gjysmës së dytë të vitit shkollor Andonovska tha se aktiviteti që kanë vënë re tani është i pritshëm, por nëse rritet numri i pacientëve të sëmur, do të japin rekomandime deri te ministria e arsimit.

Të ngjajshme

Të fundit