13.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Gostivar: Deri në ora 15:00 kanë votuar 14.773 qytetarë, një vendvotim ende i mbyllur

Kryetarja e Komisioni Komunal Zgjedhor në Gostivar, Ajshe Osmani njoftoi se deri në ora 15:00, në Gostivar kanë votuar 14,773 votues, përcjell TV21. Osmani tha se presin përgjigje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me vendvotimin 0782 në Qafë të Gostivarit, ku nuk po realizohet procesi zgjedhor, pasi për shkak të kushteve klimatike, nuk u hap vendvotimi në tre orët e para të ditës së sotme.

“”Numri i personave të cilët nuk mund ta gjejnë vetën nëpër lista zgjedhore është shumë i vogël. Deri tash mund të ketë pasur 4 ose 5-6 persona të cilët kanë bërë kundërshtim deri te KSHZ. Ata vendosin dhe ne i kontaktojmë dhe i informojmë se çfarë vendimi kanë pruar”, shtoi Osmani.

Të ngjajshme

Të fundit