Rikujtojmë mbrëmjen e 5 Nëntorit, 2021 ku Arben Taravari bashkë me Mickoskin, Apasievin, Gashin dhe Hoxhën kishin bashkuar forcat për të formuar një Qeveri të re, ose siç thoshte Taravari “Shumicë e re, 61”.
Sot, flitet për një hyrje të mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri po me ato parti politike të cilat deshi ti rrëzojë nga Qeveria. Lind pyetja: Kush ia ndryshoi mendjen Taravarit? Mos ndoshta takimi në Tiranë tek Edi Rama bëri që Aleanca për Shqiptarët të bashkohet me forcat pro-europiane për të mos humbur rrugën në oborr dhe të shkojë me VMRO-në dhe Levicën pro-ruse!?
Për hyrjen e ASH-së në Qeveri ka folur edhe kryeministri Kovaçevski i cili ka thënë: “Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në Qeveri, po ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë. Se a do të ndodh kjo, varet nga dialogu politik, i cili dialog gjithmonë ka dy aspekte, njëri është programor, tjetri është kadrovik, dhe derisa nuk ndodh diçka e tillë nuk mundemi të jemi të sigurt se do të ketë edhe një partner të ri qeveritar”.
Gjithashtu para disa ditësh në emisionin ClickPlus në TV21, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se “Ka gjasa që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë, për të mirën e qytetarëve”.
Nesër ASH mban Kuvendin e parë pas Kongresit, Kuvendi i tretë i Aleancës për Shqiptarët dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë./Populli.mk
