17.8 C
Skopje
E diel, 20 Shtator, 2026

Flamuri në Çashkë, Mexhiti: Do të punojmë pandërprerë për Çashkën shqiptare!

Pas vendosjes së flamurit shqiptar para objektit të Komunës së Çashkës nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.

Mexhiti është shprehur se puna për Çashkën shqiptare nuk do të ndalet dhe se do të punohet pandërprerë.

“Emocion i veçantë të shohësh se si para Komunës së Çashkës për herë të parë valëvitet flamuri kombëtar shqiptar. Do të vazhdojmë pandërprerë të punojmë për Çashkën shqiptare”, ka thënë Mexhiti.