4.8 C
Skopje
E diel, 15 Shkurt, 2026

Kasami: Realizojmë premtimet, paguaj shpejtë dhe lehtë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shpërndarë edhe një lajm të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.

Të nderuar qytetarë,

Procesi i digjitalizimit mbetet një dimension shumë i rëndësishëm për t’iu ofruar shërbime cilësore qytetarëve. Pikërisht në këtë funksion ne tashmë po realizojmë edhe një premtimin tonin për të qenë më afër qytetarëve. Tashmë është gati web faqja për pagesë online të faturave të NPK “TETOVA” Tetovё dhe është në funksion të plotë për të gjithë. Secili qytetar mund të krijojë llogarinë e tij dhe në çdo kohë mund të ketë qasje dhe kontroll mbi gjendjen e faturave. Një shërbim efikas dhe i shpejtë që e lehtëson procesin e pagesave për qytetarët.

Mbetemi të përkushtuar në procesin e digjitalizimit, i cili iu mundëson qytetarëve të kursejnë kohë dhe të marrin shërbime shumë më cilësore.

#Regjistrohu

Paguaj shpejtë dhe lehtë!
https://www.npktetova.mk/

Të ngjajshme

Të fundit