Al Nassr, lider për pjesën më të madhe të sezonit, deri dy javë më parë, tani luan gjithçka. Pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi, skuadra ka rënë 4 pikë pas Al Hilal dhe sot përballet drejtpërdrejt me të. Një humbje do ta çonte diferencën në 7 pikë, thuajse të parikuperueshme, duke e larguar edhe më shumë titullin e parë të Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.
Horhe Zhesus ka nevojë për versionin më të mirë të CR7. Edhe pse ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje, pas Kupës Arabe, portugezi është larg formës optimale. Në sfidën e fundit ndaj Al Qadsiah, skuadra vuajti mungesën e tij, ndërsa Zhoao Feliks ishte rreziku kryesor ofensiv.
Al Hilal i Simone Inzagit rikthen Teo Hernandez dhe ka një repart sulmues shumë të fortë me Markos Leonardo, Darvin Nunjez, Salem Al Davsari e Malkom, me Milinkoviç-Saviç vendimtar. Me disa mungesa për shkak të Kupës së Afrikës, Al Nassr nuk mund të lejojë shkëputje në janar. Për Kristianon, kjo ndeshje është vendimtare; synimi është titulli i parë në nivel klubesh pas 5 vitesh saudite.
