-0.2 C
Skopje
E enjte, 15 Janar, 2026

Kryesia e ASH-së jep dorëheqje kolektive, Taravari mbetet në krye deri në Kongres

Nga ASH-ja e Taravarit njoftojnë se në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë, pas debatit konstruktiv dhe demokratik kryesia ka vendosur njëzëri që të japë dorëheqje kolektive, transmeton TV21. Në njoftim theksohet se vendimi u mor pas vlerësimit se partia ka nevojë për freski organizative. Tutje shtojnë se deri në kongres partinë do ta drejtojë kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Kumtesa e plotë e ASH-së:

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë, pas një debati konstruktiv dhe demokratik, Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi njëzëri të japë dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak.

Ky vendim u mor me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma të thella e gjithëpërfshirëse, të cilat do ta forcojnë më tej profilin politik dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës për Shqiptarët, si dhe si reflektim mbi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Drejtimin e partisë, deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit partiak, do ta ushtrojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ndërsa Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet.

Sipas afateve statutare, Kuvendi i Partisë do të mbahet në mesin e muajit shkurt, ndërsa Kongresi i Partisë pritet të mbahet më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë së brendshme, reformimit të vazhdueshëm dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të shqiptarëve”.

Të ngjajshme

Të fundit