9.8 C
Skopje
E hënë, 26 Janar, 2026

Faton Selami jep deklaratën solemne, merr zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit

Avokati i sapozgjedhur i Popullit, Faton Selami sot dha deklaratën e tij solemne. Me këtë akt formalizohet marrja e detyrës në një institucion me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Zgjedhja dhe konstituimi i këtij institucioni, i cili për një periudhë ishte pa udhëheqje dëshmon se dialogu dhe përgjegjësia institucionale është rruga e duhur për forcimin e institucioneve demokratike. I urova z. Selamit sukses në ushtrimin e mandatit të tij, duke vepruar me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Të ngjajshme

Të fundit