Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalas, në Greqinë qendrore, të hënën. Si pasojë, 3 persona humbën jetën, thanë zyrtarët e shërbimit zjarrfikës.
Autoritetet thanë se 13 persona ndodheshin në fabrikë në momentin kur shpërtheu zjarri dhe 8 prej tyre arritën të dilnin nga objekti.
Ai shtoi se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit, nuk ishte ende i qartë. Mediat lokale raportuan se para zjarrit ishte dëgjuar një shpërthim i fortë.
Rreth 40 zjarrfikës dhe 13 mjete janë angazhuar në ndërhyrjen në fabrikë, tha zyrtari i shërbimit zjarrfikës.
