Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Gjakovës në Malishevë rreth dyshimeve për falsifikim të rezultatit zgjedhor ka çuar në ndalimin e 50 komisionerëve.
Siç mëson gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në total po kërkohen rreth 68 komisionerë, por disa nuk janë në Kosovë.
Ajo thekson se sfidë mbetet sigurimi i avokatëve për të gjithë, andaj, sipas gazetares, po pritet deri në sigurimin e mbrojtjes pastaj të fillojë intervistimi. /Klankosova.tv
