15.8 C
Skopje
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Gjorgjievski: Zgjerimi i bulevardit “Cvetan Dimov” do zgjasë tre vite

Këshilli i Qytetit të Shkupit, dje i dha dritë jeshile projektit për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski deklaroi se komuna e Çairit, duhet ta përgatis projektin, ndërkaq Qyteti i Shkupit do ta financojë atë.
“Gjithashtu do të kryejmë edhe procesin e ekspropreimit. Nuk premtoj diçka që nuk realizoj, por nuk do të jetë projekt që do të përfundojë brenda disa muajsh na presin aktivitete serioze, duke filluar nga pastrimi i trasesë përmes procesit të ekspropreimit. Pasi të jetë gati projekti, kemi paraparë mjete për fazën e parë, do të jeni të njoftuar sepse në atë projekt do të punohet për tre vite. Do të ju informojmë se sa do të kushtojë projekti”, ka deklaruar Gjorgjievski, raporton SHENJA.

Të ngjajshme

Të fundit