10.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

Jep dorëheqje trajneri i FC Shkupi, Erkan Murseli

KOMUNIKAT ZYRTARE!

Unë, në cilësinë e trajnerit kryesor të klubit të futbollit FC Shkupi, njoftoj publikisht dorëheqjen time nga kjo detyrë.

Vendimi im vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe lëvizjeve të padëshiruara që po ndodhin brenda klubit, si dhe mungesës së qartësisë institucionale..

Dëshiroj të theksoj se këtë detyrë e kam pranuar vetëm nga dashuria dhe respekti që kam për FC Shkupin, duke dhënë maksimumin tim profesional dhe njerëzor, pa pasur asnjë mbulim apo siguri financiare.

Në këto rrethana, e konsideroj të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. I uroj klubit stabilitet, qartësi drejtuese dhe suksese në të ardhmen.

Me respekt, ⚪️🔵 Erkan Murseli

Të ngjajshme

Të fundit