Gjatë një bastisjeje në Shtip u gjet drogë dhe katër persona u privuan nga liria.
Siç informoi MPB, dje (12.02.2026) në orën 01:00 në Shtip, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Shtip i privuan nga liria T.I. (56), S.I. (32), I.V. (38) dhe S.K. (37), të gjithë nga Shtipi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e T.I., i kryer me urdhër gjykate, u gjetën edhe personat S.I., I.V. dhe S.K. duke konsumuar marihuanë. Me këtë rast u krye kontroll ndaj personave dhe te T.I. u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me marihuanë, fara të bimës së kanabisit, një peshore digjitale dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepër penale.
Te S.K. u gjetën një paketim më i madh dhe një më i vogël me marihuanë, ndërsa te S.I. gjithashtu u gjet dhe u sekuestrua një paketim me marihuanë.
Gjatë bastisjes, në një dhomë tjetër u gjet edhe A.M. (28) nga Shtipi, por tek ajo nuk u gjetën sende që rrjedhin nga vepër penale.
“Personat janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 215 dhe nenit 216 të Kodit Penal”, theksojnë nga MPB.
