Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovë me një mesazh të fuqishëm, duke theksuar sakrificën dhe rrugën e gjatë drejt lirisë dhe shtetësisë informon Tetovasot.
“Sot kujtojmë rrugën e gjatë të sakrificës dhe qëndresës që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë. Kosova jonë e lirë mbetet simbol i dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë së popullit që zgjodhi të jetojë i lirë në tokën e vet”, shkruan Meidani në urimin e tij.
Ai nënvizon se Kosova sot është shtet dhe krenari kombëtare, duke e cilësuar si pjesë të pandarë të vetëdijes sonë kombëtare.
“Kosova sot është shtet, krenari dhe pjesë e pandarë e vetëdijes sonë kombëtare; një komb, një zemër, përherë të lirë dhe përherë përpara”, përfundon mesazhi i ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.TS
