Mervani mori pjesë në Kampionatin Evropian për karatë, juniorë dhe U-21 në Limassol – Qipro, në kategorinë deri në 52 kilogramë në konkurrencën e karatistëve, ku në renditjen e përgjithshme u pozicionua në vendin e 7-të.
Mervan Memedi, anëtar i KK Kejks nga Shkupi që nga viti 2017, përfaqësues i vendit dhe fitues i shumë garave vendore dhe ndërkombëtare, kampion shtetëror, medalist i artë në Vogošća Open, Lord Cup, Ilidža Open, kampion në Wado Ryu, Katana Open dhe shumë të tjera. Suksese brilante që parashikojnë një të ardhme sportive të pasur për Mervanin.
