8.8 C
Skopje
E martë, 17 Shkurt, 2026

LSDM: Hristijan Mickoski udhëtoi me avion qeveritar për pushime në Adriatik

Disa orë përpara protestës sindikale para Qeverisë, opozita hapi çështjen e përdorimit të avionit qeveritar dhe e lidhi luksin e funksionarëve me presionin e përditshëm mbi xhepat e punëtorëve. Sipas LSDM-së kryeministri Mickoski ka udhëtuar për pushime në Adriatik me avionin shtetëror dhe me mjete publike, në një kohë kur qeveria refuzon të miratojë një pagë minimale prej 600 eurosh dhe ka reduktuar mbështetjen financiare për bujqit.

“Derisa qytetarët mezi ia dalin të përballojnë jetesën, ndërkohë që qeveria refuzon pagën minimale prej 600 eurosh dhe u shkurton 40 milionë euro bujqve, kryeministri po shijon luksin mbi kurrizin e popullit. Ashtu si Nikolla Gruevski dikur, i cili blinte syze prej 60 mijë eurosh dhe një Mercedes luksoz, sot Hristijan Mickoski mban orë me vlerë 60 mijë euro dhe synon të udhëtojë me avion në mënyrë luksoze”, tha Bogdana Kuzeska – Zëdhënëse e LSDM-së.

Avioni qeveritar është përdorur vetëm në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore, me evidencë dhe kontroll institucional, pa asnjë keqpërdorim, reagojnë nga Qeveria. Ai është përdorur edhe për qëllime humanitare dhe situata urgjente, përfshirë rastin e zjarrit tragjik në Koçan. Akuzat e opozitës Qeveria i cilësohen si hipokrizi politike, duke pasur parasysh se kur ishin në pushtet i keqpërdornin burimet shtetërore deri në maksimum dhe kurrë nuk nisën reforma thelbësore.

QEVERIA E RMV:

“Përpjekjet e sotme për moralizim nga të njëjtët aktorë përbëjnë një shembull klasik të hipokrizisë politike. Kur ishin në pushtet, ata rrënonin standardet e llogaridhënies, keqpërdornin burimet shtetërore në maksimum dhe kurrë nuk nisën reforma thelbësore. Përkundrazi, pikërisht gjatë periudhës së tyre të qeverisjes, publiku ishte dëshmitar i një sërë keqpërdorimesh.”

Përndryshe, Shkup – Budapest është linja ku ka fluturuar më së shumti avioni qeveritar. Sipas televizionit Telma, që iu referua dokumenteve nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri, gjatë periudhës nga qershori 2024 deri në dhjetor 2025, pas formimit të qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski, avioni qeveritar fluturoi në Budapest shtatë herë, kryesisht drejt kryeqytetit të Hungarisë. Nga ministrat, avioni qeveritar është përdorur më shumë nga ministri i Transportit dhe Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski edhe atë 11 herë, më pas kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka fluturuar 13 herë, kryetari i Kuvendit Gashi – shtatë fluturime dhe kryesministri Mickoski tre.

Të ngjajshme

Të fundit