2.8 C
Skopje
E diel, 22 Shkurt, 2026

Taravari: Incid’entet në stadium, turp për institucionet dhe VLEN-in

Reagim i Aleancës për Shqiptarët për incidentin në ndeshjen Vardar – Bashkimi

Ajo që ndodhi në ndeshjen Vardar – Bashkimi është turp dhe sinjal i qartë se futbolli në Maqedoninë e Veriut po rrëshqet drejt dhunës dhe urrejtjes. Përleshjet në fund të ndeshjes dhe atmosfera e tensionuar në tribuna tregojnë dështim të plotë të organizimit, sigurimit dhe menaxhimit institucional.

Aleanca për Shqiptarët e dënon pa rezervë çdo formë dhune në fushë dhe jashtë saj. Stadiumi nuk është vend për përleshje, provokime dhe thirrje që poshtërojnë qytetarë mbi baza etnike. Kjo nuk është “tifozeri”, kjo qasje provinciale është rrënim i rendit publik dhe nxitje e urrejtjes.

Kërkojmë menjëherë:

1. Hetim të plotë për incidentet në fushë dhe në tribuna;
2. Identifikim dhe ndëshkim për organizatorët, provokatorët dhe çdo person që ka nxitur dhunë e urrejtje;
3. Masa të rrepta nga organet sportive dhe institucionet e sigurisë, përfshirë përgjegjësi konkrete për dështimin e kontrollit.

Dhe tani, një fjalë për VLEN-in:
Kur duhen veprime dhe presion institucional, ju shfaqeni të pafuqishëm. Kur shqiptarët poshtërohen në publik, ju heshtni ose dilni me fjali të buta, pa asnjë rezultat. Kjo “qeverisje” që e keni reklamuar është bërë sinonim i impotencës politike: shumë dekor, zero ndikim.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që urrejtja të normalizohet dhe as që heshtja të shitet si mençuri.
Dinjiteti i shqiptarëve nuk negociohet.

Të ngjajshme

Të fundit