17.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Vazhdon rritja e çmimeve të naftës dhe gazit pas përshkallëzimit luftës në Iran

Çmimet e naftës dhe gazit natyror vazhduan rritjen të martën, ndërsa rriten shqetësimet se konflikti i vazhdueshëm SHBA-Izrael–Iran në Lindjen e Mesme, një rajon kyç prodhues i energjisë, mund të kërcënojë furnizimet globale.

Kontratat e ardhshme të Brent, indeksi global i naftës, u rritën me 6% duke arritur në 82 dollarë për fuçi, sipas të dhënave të FactSet, pas një rritjeje një ditë më parë në nivelin më të lartë që nga qershori 2025. Indeksi amerikan WTI u rrit gjithashtu me 6%, duke shkuar në 75.6 dollarë për fuçi.

Në Evropë, kontratat me afat të shkurtër të gazit natyror u rritën me 34%, në rreth 59 euro (68 dollarë) për megavat-orë, të shtyra më lart nga vendimi i prodhuesit më të madh të gazit në Katar për të ndaluar prodhimin pas sulmeve iraniane ndaj infrastrukturës energjetike në shtetin e Gjirit.

Ngushtica e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm detar që kalon pranë Iranit, është mbyllur pjesërisht, duke ulur mundësitë për transportin e naftës dhe gazit dhe duke shtuar pasigurinë në tregjet globale.

Ankthi u reflekua gjithashtu në tregjet e aksioneve. Në Azi, indeksi Kospi i Koresë së Jugut ra më shumë se 7%, ndërsa indekset e Japonisë dhe Hong Kong-ut përfunduan gjithashtu në territor negativ.

Në Evropë, FTSE 100 i Londrës ra me 2.7%, DAX i Gjermanisë me 3.4%, dhe CAC i Francës me 2.8%. Edhe kontratat e ardhshme amerikane treguan për një hapje ndjeshëm më të ulët.

Të ngjajshme

Të fundit