12.8 C
Skopje
E hënë, 9 Mars, 2026

Skandal me farat nga Serbia: Fermerët marrin vetëm gjethe, jo misër

Të gjitha farat e drithërave, foragjereve dhe perimeve, para se të hidhen në treg, duhet t’i nënshtrohen testimeve të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve.Drejtoresha pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, Luiza Sallaku thotë: “E gjithë sasia e mostrave që vijnë pranë laboratori tonë luhatet nga 400-500 mostra dhe kryhen teste për: energjinë, fuqinë mbirëse, pastërtinë fizike-mekanike dhe lagështinë.”

Cilësia që shfaq më tepër probleme tek farat e importuara është fuqia mbirëse.Përgjegjësja e Laboratorit, LQTF, Entela Lloshi shprehet: “Fuqia mbirëse gjithmonë lidhet me standardet që ne punojmë, ku i referohemi metodikës së ISATA, dhe një farë është e mirë atëherë kur standardi tregon mbi 85% të fuqisë mbirëse. Për shembull, kjo farë e misrit është në matjen e momentit të fuqisë mbirëse dhe nëse do të ishte një farë e mirë, atëherë të gjithë pjesët përbërëse do të kishin dalë. Ndërkohë këtu shikohet që kjo farë nuk ka energjinë e fortë.”

Farat më problematike të misrit që kanë rezultuar jashtë standardit, si vend origjine, kanë Serbinë. Ky lloj kultivari pas këtij testimi nuk e kalon klasën e certifikimit, sepse nëse kjo fara hidhet në treg, fermerët në vend të misrit do të marrin vetëm gjethe. Për këtë arsye, ndaj importuesit merren masa ndëshkuese.

“Patjetër që farat problematike që kemi pasur janë në minorancë; kemi gjetur tek misri dhe jonxha, dhe origjina është nga Franca, Ukraina dhe Serbia”, shton Lloshi. “AKU merr masa nëse materiali është nën standardin e lejuar dhe bën bllokimin e materialit mbjellës”, shprehet Sallaku.

Edhe pse drithërat autoktonë kanë rezultuar më cilësore, fermerët preferojnë t’i mbjellin fushat me grurë dhe misër të huaj. /tch

Të ngjajshme

Të fundit