19.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Selami: Përmirësime të reja në transportin publik falë propozimeve tona

Rezultate konkrete për qytetarët, që kanë kërkuar mbështetjen tonë për 🚌
Si Grup i Këshilltarëve kemi arritur që të miratohen disa nga propozimet tona për përmirësimin e transportit publik:
1️⃣ Rritja e frekuencës së linjës nr. 74 për Koliçanin e Epërm.
2️⃣ Vendosja e autobusëve në linjat nr. 51, 70dhe 67 për vendbanimet e Komunës së Studeniçanit – Studeniçan, Batincë dhe Moranë.
3️⃣ Pas gati dy viteve pauzë, nga sot rifillon linja nr. 81 për fshatin Bllacë.
Jemi në komunikim edhe për një linjë të re për fshatin Vorcë, si dhe që në fshatin Bojanë të sigurohet autobus i thjeshtë njëkatësh, pasi për momentin qarkullon autobus dykatësh.
📌Komunikimi ynë i drejtpërdrejtë me qytetarët, përmes takimeve në ditët tona të hapura, po jep rezultate. 💡
Shkroi Selami në Facebook

Të ngjajshme

Të fundit