8.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Fatmir Sabriu flet në panelin e nivelit të lartë në OKB gjatë sesionit CSW70

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka marrë pjesë në një panel të nivelit të lartë në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas në United Nations.

Sipas një njoftimi të tij në rrjetet sociale, paneli i diskutimit është organizuar nga United Nations Population Fund dhe është zhvilluar me ftesë dhe nën udhëheqjen e zëvendëssekretares së përgjithshme të OKB-së, Diene Keita.

Sabriu bëri të ditur se gjatë diskutimit pati mundësinë të ndajë perspektiva dhe të shkëmbejë mendime me liderë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës lidhur me avancimin e të drejtave dhe barazinë.

Ai theksoi se e ardhmja e shoqërive varet nga garantimi i të drejtave për të gjithë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e pozitës së grave dhe promovimin e barazisë gjinore.
Në publikimin e tij, Sabriu ndau edhe një video me disa momente nga ndërhyrja e tij gjatë panelit të nivelit të lartë në sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas.

Të ngjajshme

Të fundit