18.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Lumir Abdixhiku pranon ftesën e Albin Kurti, por vetëm pas vendimit të Kushtetueses

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për t’u takuar, por vetëm pasi të marrë vendim Gjykata Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Abdixhiku ka thënë se duhet respektuar vendimarrja e kushtetueses.

“Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kam falënderuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti për ftesën për takim për çështjen e Presidentit.

E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund.

Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish.

Të ngjajshme

Të fundit